Kush e ndjek këtë trajnim
- Punonjës të caktuar nga punëdhënësi si përgjegjës për SSHP
- Supervizorë dhe përgjegjës grupesh pune
- Drejtues degësh dhe njësish
- Teknikë që koordinojnë punën në terren
PROGRAM I LICENCUAR · 02 / 17
Trajnimi që përgatit personin e caktuar nga kompania për të ndjekur nga afër sigurinë dhe shëndetin në punë.
RRETH TRAJNIMIT
Punëdhënësi cakton një ose më shumë persona të ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë, me aftësitë e duhura për detyrën. Trajnimi ynë ndjek kërkesat e VKM nr. 108 për aftësitë e personave përgjegjës për SSHP dhe e lidh teorinë me rreziqet reale të aktivitetit tuaj.
Programi mbulon dokumentin e vlerësimit të riskut, legjislacionin, reagimin ndaj emergjencave, kimikatet, rrezikun elektrik, punimet në lartësi, hapësirat e kufizuara, PMI-të dhe sinjalistikën. Pjesa praktike zhvillohet në terren.

SI ZHVILLOHET
Lektorë me përvojë në terren shpjegojnë rreziqet dhe kërkesat ligjore me shembuj nga aktiviteti juaj.
Praktikë në terren për DVR-në, punimet në lartësi, PMI-të dhe rrezikun elektrik.
Çdo pjesëmarrës plotëson testin e vlerësimit në përfundim të trajnimit.
Certifikatë individuale, regjistër pjesëmarrjeje dhe raport eficience për dosjen e sigurisë.
PYETJE TË SHPESHTA
Menaxheri merret me vendimet dhe organizimin në nivel kompanie. Personi i ngarkuar përgjegjës ndjek sigurinë çdo ditë: kontrollon vendet e punës, mban regjistrat, informon punonjësit dhe raporton te drejtimi.
Në ambientet e kompanisë suaj ose në sallën tonë, me seanca të organizuara sipas turneve të punës, që aktiviteti juaj të mos ndalojë.
Po. Trajnimi përfundon me test vlerësimi dhe certifikatë individuale për çdo pjesëmarrës. Kompania merr gjithashtu regjistrin e pjesëmarrjes dhe raportin e eficiencës për dosjen e sigurisë.
Çmimi varet nga numri i pjesëmarrësve dhe nga vendi ku zhvillohet trajnimi. Na tregoni sa punonjës keni dhe ju kthejmë një ofertë të qartë brenda 48 orëve.
KËRKONI OFERTË
Na tregoni sa punonjës do të trajnohen dhe ku. Ju kthejmë një ofertë të qartë për trajnimin «Person i ngarkuar përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë» brenda 48 orëve.
Na telefononi →ADRESA Rr. Reshit Çollaku, P. Shallvare,
H.7, Ap.97, Tiranë, Shqipëri