Kush e ndjek këtë trajnim
- Inxhinierë ndërtimi, mekanikë dhe elektrikë
- Drejtues punimesh dhe drejtues kantieri
- Specialistë HSE që duan të zgjerojnë rolin
- Përfaqësues të investitorit dhe mbikëqyrës punimesh
PROGRAM I LICENCUAR · 03 / 17
Për inxhinierë dhe teknikë që koordinojnë sigurinë dhe shëndetin në punë në kantiere dhe projekte me disa sipërmarrës.
RRETH TRAJNIMIT
Koordinatori i shëndetit dhe sigurisë në punë siguron që masat e sigurisë të planifikohen që në fazën e projektimit dhe të zbatohen gjatë gjithë punimeve. Në kantieret ku punojnë njëkohësisht disa sipërmarrës e nënkontraktorë, ai është pika që bashkon rregullat, oraret dhe rreziqet e secilit.
Trajnimi për koordinator sigurie i përgatit pjesëmarrësit të hartojnë dhe të përditësojnë planin e sigurisë, të drejtojnë mbledhjet e koordinimit dhe të kontrollojnë në terren punimet me rrezik të lartë. Lektorët tanë punojnë vetë si koordinatorë dhe inxhinierë HSE në projekte ndërtimi.

SI ZHVILLOHET
Lektorë me përvojë në terren shpjegojnë rreziqet dhe kërkesat ligjore me shembuj nga aktiviteti juaj.
Ushtrime me lista kontrolli dhe raste reale nga kantieret e ndërtimit.
Çdo pjesëmarrës plotëson testin e vlerësimit në përfundim të trajnimit.
Certifikatë individuale, regjistër pjesëmarrjeje dhe raport eficience për dosjen e sigurisë.
PYETJE TË SHPESHTA
Roli u përshtatet më mirë profesionistëve me formim teknik dhe përvojë në ndërtim ose në projekte industriale. Na kontaktoni dhe ju tregojmë cilat kërkesa vlejnë për projektin tuaj dhe kur nis grupi i radhës.
Në ambientet e kompanisë suaj ose në sallën tonë, me seanca të organizuara sipas turneve të punës, që aktiviteti juaj të mos ndalojë.
Po. Trajnimi përfundon me test vlerësimi dhe certifikatë individuale për çdo pjesëmarrës. Kompania merr gjithashtu regjistrin e pjesëmarrjes dhe raportin e eficiencës për dosjen e sigurisë.
Çmimi varet nga numri i pjesëmarrësve dhe nga vendi ku zhvillohet trajnimi. Na tregoni sa punonjës keni dhe ju kthejmë një ofertë të qartë brenda 48 orëve.
KËRKONI OFERTË
Na tregoni sa punonjës do të trajnohen dhe ku. Ju kthejmë një ofertë të qartë për trajnimin «Koordinator i shëndetit dhe sigurisë në punë» brenda 48 orëve.
Na telefononi →ADRESA Rr. Reshit Çollaku, P. Shallvare,
H.7, Ap.97, Tiranë, Shqipëri