Kush e ndjek këtë trajnim
- Punëtorë ndërtimi, elektricistë dhe montues
- Punonjës mirëmbajtjeje dhe instalues
- Punonjës që përdorin platforma ngritëse ose shkallë
- Supervizorë që miratojnë punimet në lartësi
PROGRAM I LICENCUAR · 07 / 17
Rëniet nga lartësia janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të rënda në punë. Trajnimi ynë i parandalon me praktikë reale.
RRETH TRAJNIMIT
Trajnimi për punime në lartësi u drejtohet punonjësve që punojnë mbi shkallë, skela, çati, platforma ose struktura metalike. Ai shpjegon si planifikohet puna në lartësi, si zgjidhet pajisja e duhur dhe si kontrollohet ajo para çdo përdorimi.
Në pjesën praktike, pjesëmarrësit veshin dhe rregullojnë rripin e sigurisë, lidhen në pikat e ankorimit dhe mësojnë si të lëvizin të mbrojtur gjatë gjithë kohës. Në fund, çdo pjesëmarrës merr certifikatë individuale për punime në lartësi.

SI ZHVILLOHET
Lektorë me përvojë në terren shpjegojnë rreziqet dhe kërkesat ligjore me shembuj nga aktiviteti juaj.
Veshje dhe rregullim i rripit të sigurisë, lidhje në pika ankorimi dhe lëvizje e mbrojtur.
Çdo pjesëmarrës plotëson testin e vlerësimit në përfundim të trajnimit.
Certifikatë individuale, regjistër pjesëmarrjeje dhe raport eficience për dosjen e sigurisë.
PYETJE TË SHPESHTA
Po. Pas pjesës teorike, praktikës dhe testit të vlerësimit, çdo pjesëmarrës merr certifikatë individuale për punime në lartësi, të cilën kompania e ruan në dosjen e sigurisë.
Në ambientet e kompanisë suaj ose në sallën tonë, me seanca të organizuara sipas turneve të punës, që aktiviteti juaj të mos ndalojë.
Çmimi varet nga numri i pjesëmarrësve dhe nga vendi ku zhvillohet trajnimi. Na tregoni sa punonjës keni dhe ju kthejmë një ofertë të qartë brenda 48 orëve.
KËRKONI OFERTË
Na tregoni sa punonjës do të trajnohen dhe ku. Ju kthejmë një ofertë të qartë për trajnimin «Trajnim për punime në lartësi» brenda 48 orëve.
Na telefononi →ADRESA Rr. Reshit Çollaku, P. Shallvare,
H.7, Ap.97, Tiranë, Shqipëri